Mbahet konferenca e rektorëve të Kosovës “Akreditimi dhe cilësia në arsimin e lartë”. (Hotel “Dukagjini” në Pejë, ora 10:00)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban punëtorinë “Angazhimi për ndryshim – Roli i shoqërisë civile dhe mediave në formësimin e ligjeve dhe iniciativave të Kuvendit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, Salla C 301, ora 11:00)
Instituti për Trajnime Zhvillimore (TDI) organizon ceremonitë e ndarjes së certifikatave për studentët që i kanë përfunduar me sukses kurset të YCIP dhe Techup. (RIT Kosova, ora 11:00)
Mbahet Ceremonia e pranim-dorëzimit të tre dhomave miqësore intervistuese për viktimat e dhunës në familje. (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ora 11:00)
Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencë. (Zyra e PDK-së në Prizren, ora 11:00)
Prezantohet raporti “Gjendja në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK)”. (Salla 440 në FIEK, ora 11:00)
OJQ Ep Energyplus dhe OJQ Prokult mbajnë konferencën ”Ta ruajmë natyrën ta ruajmë shoqërinë”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)
Promovohet libri “Fibracionet” nga autori Qamil Haxhibeqiri. (ASHAK, ora 12:00)
Bëhet vënia e gurë themelit të Shkollës Fillore “Fan S. Noli”. ( Llukafc i Begut, ora 12:00)
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Migrantëve dhe 20 vjetori i Misionit IOM në Kosovë. (Ndërtesa “Deloitte” në Prishtinë, ora 13:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. (Selia e LDK-së, ora 14:30)
UNDP, Bashkimi Evropian dhe Komuna e Gjakovës shënojnë përfundimin e punimeve në Urën e Tabakut. (Ura e Tabakut në Gjakovë, ora 15:00)
Hapet ekspozita “Kodi i Jetës”. (Kompleksit Europa, Prizren, ora 17:00)
Mbahet premiera e animacionit dokumentar “Kush mytet kapet për shkume”. (“Dit’ e Nat’”, ora 18:30)
Discussion about this post