Barak Ravid, gazetari i televizionit izraelit “Channel 13” pretendon se flota turke kishte larguar një anije kërkuese izraelite, e cila po kryente kërkime në Mesdheun Lindor.
Gazetari i televizionit izraelit “Channel 13” në llogarinë e tij në «Twitter» shkroi se anije të flotës turke e urdhëruan anijen kërkuese izraelite “Bat Galim” të largohet nga Mesdheu Lindor.
Ai shoti se kjo ishte një anije në të cilën kërkues izraelitë dhe grekoqipriotë kishin bashkëpunuar në një projekt të përbashkët.
Ravid theksoi se nga një zyrtar izraelit, të cilit nuk ia përmendi emrin, kishte marrë informata se anija luftarake turke kishte kontaktuar anijen izraelite duke e kishte urdhëruar që të largohet nga zona.
Gazetari izraelit po ashtu pohon se në kohën e incidentit, anija kërkuese izraelite ndodhej në ujërat e kontrolluara nga grekët qipriotë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë më herët njoftoi se Ankaraja kurrë nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor.
“Është e pakuptimtë të presësh që vendi ynë do t’u bindet kërcënimeve dhe të heqë dorë nga të drejtat e tij në Mesdheun Lindor. Askush të mos dyshojë se ne do të vazhdojmë aktivitetet tona kërkimore si më parë”, thuhet në deklaratën e shkruar të Ministrisë. (Agjencia Anadolli – AA)
Discussion about this post