Ekipet e mëdha si Arsenal,Inter, Manchester United, Roma nuk do ta kenë fare lehtë në këtë fazë të eliminatorit në Ligën e Evropës.
Arsenali i shkon Olympiacosit në Greqi për ndeshjen e parë të 1/16 së finales dhe më pas e pret atë në Londër.
Interi, ndërkohë, i cili erdhi në këtë garë pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën grupore, do të ballafaqohet me Ludogorets.
Man United do të përballet me Club Brugge, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Belgjikë, ndërsa atë të kthimit në Angli.
E Romakët kësaj radhe do të luajnë si mikpritës të Gentit Belgjikas, ku më pas do të luajnë në Belgjikë.
Në ndeshjet e tjera të këtij rrethi, Baseli i Edon Zhegrovës ballafaqohet me Apoelin. /Gazeta Mejdani/
Çiftet e 1/16 së finales në Ligën e Evropës:
Discussion about this post