Behgjet Pacolli, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i partisë Aleanca Kosova Re, është ftuar të shkojë në Shqipëri për të marrë mbi supet e tij postin e Ministrit të Jashtëm, ose për President i shtetit shqiptar. Ky lajm senzacional është bërë i ditur në llogarinë e partisë Aleanca Kosova Re në Facebook, përcjell Gazeta Mejdani.
Bazuar në atë që është shkruar në llogarinë e kësaj partie, mësohet gjithashtu se kohëve të fundit janë shtuar zërat për transferimin e Pacollit në Shqipëri.
“Jo për turizëm e as për ndonjë vizitë rasti, por për pozitën e Ministrit të Jashtëm, eventualisht për pozitën e Presidentit të Shqipërisë” thuhet në informatën në Facebook.
Sipas asaj që lexohet aty, qytetarë të shumtë janë ata që vazhdimisht kontaktojnë Pacollin dhe kërkojnë nga ai që t’i merr seriozisht kërkesat e tyre.
Mbetet të mësohet se çfarë vendimi do të merr Pacolli.
Më poshtë gjeni postimin e plotë në Facebook:
Behgjet Pacolli ftohet në Shqipëri për Ministër të Jashtëm ose, President!
Kohëve të fundit janë shtuar zërat që kërkojnë Behgjet Pacollin të transferohet në Shqipëri. Jo për turizëm e as për ndonjë vizitë rasti, por për pozitën e Ministrit të Jashtëm, eventualisht për poziten e Presidentit të Shqipërisë.
Kërkesa drejtuar Kryetarit të Aleanca Kosova e Re qe ky i fundit të merr njërën prej këtyre dy pozitave kyçe të politikës shqiptare, vijnë gjithandej nga Shqipëria. Janë qytetarët e saj që vazhdimisht kontaktojnë Pacollin dhe kërkojnë nga ai që të merr këto kërkesa sa më seriozisht.
Se çfarë vendimi do të merr Behgjet Pacolli, pritet të shihet në ditët në vijim./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post