Zyrtarë nga këto dy parti para mediave thanë se do të shihet në ditët në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat, dhe për hapat e mëtutjeshëm.
Nga ambientet e Kuvendit, para pak minutash ka dalë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ai është pyetur nga gazetarët se pse nuk ka pasur marrëveshje me VV-në.
Por për këtë pyetje, ai kishte një përgjigje shumë të shkurtër.
“Natën e mirë”, u tha ai gazetarëve.
Ndërkohë, nuk dihet se kur do të jetë takimi i rradhës mes këtyre dy partive që nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për marrëveshje koalicioni.
Discussion about this post