Pas mbledhjes tri orëshe të kryesisë së LDK-së, u tha se kjo parti është unike në arritjen e marrëveshjes qeverisëse më Lëvizjen Vetëvendosje, teksa nuk u konfirmua se sot do të arrihet kjo marrëveshje.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se LDK nuk është duke e bërë pozitën e barrikaduesit.
“Kemi përafrime me VV-në, do të vazhdojmë negociatat, nuk kemi barrikada. Se a do të arrihet marrëveshja mbetët të shihet”, tha ai.
Ndërkohë, deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiuka thënë se derisa ka barrikadime nga LDK, nuk mund të ketë koalicion qeverisës.
“Kërkesa e LDK-së për të pasur kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin, për Vetëvendosjen është e padrejtë, meqë presidenti i ri nuk pritet të zgjidhet deri në vitin 2021, andaj siç tha ajo, është herët të flitet për emrin e tij që do të mbajë postin e presidentit. Padyshim nuk mund të themi me siguri të plotë që kjo do të ndodh, për fakti që ka në anën tjetër barrikadime, dhe për sa kohë kemi barrikadime të tilla nga qëndrimet nuk mund të kemi një koalicion qeverisës”, tha Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë së Vetëvendosje./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post