Ka përfunduar mbledhja e kryesisë e Vetëvendosjes e cila ka filluar sot në ora 10:00.
Të parët nga mbledhja kanë dalur Glauk Konjufca dhe Liburn Aliu.
Por, as Konjufca e Aliu e as pjesa tjetër e Vetëvendosjes nuk kanë deklaruar asgjë për media sa i përket përmbajtjes së takimit.
Vlen të theksohet se sot, lideri i VV-së, Albin Kurti do të takohet në ora 16:00 me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës të diskutojnë për mundësinë e formimit të koalicioni.
Në anën tjetër, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e saj të kryesisë që nga ora 11:00.
Discussion about this post