Vjosa Osmani e ka quajtur si rastësi regjistrimin bashkë me Albin Kurtin në Kuvendin e Kosovës për deputetë.
Ajo ka thënë se ishte çështje administrative, e jo politike, paraqitja në të njëjtën kohë me Kurtin.
“Po e shoh që media të caktuara po tentojnë që regjistrimin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës ta përkthejnë si mesazh politik.
Po e sqaroj që nuk ishte mesazh politik por thjeshtë një koincidencë.
Unë kam shkuar të regjistrohem në kohën që më është sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike.
Mesazhet politike për partinë time unë i bëjë të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë.
Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së” shkruan Osmani në sqarim.
Discussion about this post