99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes që e marrin dhe në 90% të rasteve ndërtojnë njerëz, të cilët s’kanë njohuri në ndërtim.
Në Kosovë 99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes së miratuar, kjo ndodh pasi nuk ka kurrfarë mbikëqyrje nga askush.
Kështu ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Zëri” arkitekti dhe njëkohësisht ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Lulëzim Nixha, i cili ka thënë se në Kosovë nuk respektohen aspak standardet e ndërtimit.
Sipas tij, 90% e rasteve në vendin tonë ndërtojnë njerëz, të cilët nuk kanë njohuri në ndërtim, pra laikët në ndërtim janë investitorë.
Nixha tutje ka kundërshtuar edhe Ligjin e Legalizimit, pasi është korrupsion total i shtetit dhe i cili do të lërë shumë pasoja.
Ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë teksa ka folur për gazetën nuk e mohuar se edhe në kohën sa mbante këtë pozitë ka pasur lëshime sa u përket ndërtimeve.
Discussion about this post