Shkrimtarit francez me prejardhje çeke, Milan Kundera, i është dhënë shtetësia çeke, 40 vjet pasi u largua nga Çekosllovakia, kur ky shtet ishte pjesë e kampit socialist, shkruan Gazeta Mejdani.
Ambasadori çek në Francë, Petr Drulak njoftoi se Kundera kishte marrë çertifikatën e shtetësisë çeke javën që shkoi, në Paris.
Ky veprim i madh dhe i gëzueshëm për Kundera-n, ishte rezultat i takimit të vitit të kaluar me kryeministrin Andrej Babij, i mbajtur në Paris.
Kundera u arratis nga Çekosllovakia në vitin 1975 dhe jeton në Francë.
Në vitin 1978, autoritetet komuniste të Pragës ia kishin marrë nënshtetësinë e atdheut të tij ku kishte lindur dhe të cilin e donte pa masë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post