Afro 1 milion kilogram farë gruri që dyshohet se nuk i kalon standardet e importit dhe e cila është e ndaluar të futet në Kosovë që të përdoret për mbjellje nga kosovarët, është futur në Kosovë gjatë ditëve të fundit.
Burime të Gazetës Sinjali nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se fara e grurit është futur në kundërshtim me ligjin, pasi nuk ka qenë në katalogun e grurit për farë që lejohet të hyj në Kosovë.
Polici e krimeve ekonomike ka nisur hetimet, për ta kuptuar se si u lejua hyrja e farës së grurit në kufi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Në një përgjigje Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar rastin, ndërsa ka theksuar se është duke e trajtuar këtë informacion.
“Policia e Kosovës ka pranuar informacion nga Instituti Bujqësor i Kosovës në lidhje me futjen e një sasie të farës së grurit në Kosovë. Konfirmojmë se ky informacion është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës”, kanë thënë Policia e Kosovës.
Kosova as gjatë këtij sezoni nuk ka pasur rendiment të lartë grurit dhe si pasoj duhet të importojë grurë nga jashtë.
Edhe pse gruri është kultura kryesore që për një kohë të gjatë zë sipërfaqen më të madhe të tokës bujqësore, asnjëherë deri më tani nuk është arritur që të plotësohen nevojat e popullatës me grurë, marrë parasysh rëndësinë që ka për prodhimin e miellit.
Gjatë këtij viti në Kosovë janë mbjellë vetëm 50 mijë hektarë sipërfaqe tokë me kultura bujqësore./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post