Kryeministri Edi Rama thotë se viti i Ri nuk duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në zonën e Durrësit dhe të Thumanës. Me një postim në “Facebook”, shefi i qeverisë thekson se është në krah të banorëve të prekur dhe vëmendja e tij nuk do të mungojë kundrejt tyre.
Postimi i Ramës:
“Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie”,shkruan ai.
Kryeministri sot ndodhet në Londër, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s. Ai tha se do të kërkojë ndihmë financiare dhe teknike nga aleatët e Shqipërisë, pas situatës tragjike të 26 nëntorit ku dhjetëra qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.
Discussion about this post