Milot Rashica shënoi dy gola në fitoren 3:2 të Werder Bremenit ndaj Wolfsburgut në Bundesligën gjermane.
Golat ylli i Kosovës ia dedikoi viktimave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
“Është një situatë shumë e dhimbshme për gjithë njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë. Ne jemi duke ndihmuar njëri tjetrin nga Kosova, Shqipëria dhe çdo kund. Jam krenar për ardheun tim. Ne u ngritëm të gjithë për njëri tjetrin dhe shpresoj të vijnë ditë të mira edhe për ne”, deklaroi Rashica për mediat gjermane.
Të dy golat Miloti i festoi duke formuar shqiponjën./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post