Veprimtari i çështjes kombëtare, Uk Lushi, nëpërmjet një deklarate publike, i është drejtuar Albin Kurtit duke i kërkuar që të mos ë kafshojë dorën që e ka ushqyer, duke mbyllur Ministrinë e Diasporës.
Sipas Lushit, Kurti, sot nuk do të ishte mandatar pa Diasporën.
Lushi, theksoi se goditja që do të iu bëhet duke mbyllur Ministrinë është gabim taktik dhe strategjik në aspektet ekonomike, politike, psikologjike e kombëtare.
Postimi plotë i Lushit:
I bëj thirrje publike Albin Kurtit të mos kafshojë dorën që e ka ushqyer duke na e mbyllur Ministrinë Diasporës.
Albin Kurti sot nuk do të ishte mandatar pa Diasporën dhe çnderimi dhe goditja që do të na bëhet duke na mbyllur Ministrinë është gabim taktik dhe strategjik në aspektet ekonomike, politike, psikologjike dhe kombëtare.
Nuk ka nevojë të përmenden arsyet dhe faktet e shumta pse Diaspora Ministrinë e ka fituar vetë dhe e meriton. 20-25% e GDP-së së Republikës së Kosovës vjen nga Diaspora. Remitancat që i dërgojmë në Kosovë janë 40-45% e buxhetit të shtetit. Linja buxhetore dhe kostot për Ministrinë e Diasporës mbulohen 100% vetëm nga pagesat konsullore që i bëjmë ne Diaspora për shërbimet në konsullata dhe ambasada të Republikës së Kosovës. E të mos flasim për kthimin në investim kundër asimilimit dhe kontributit të shumëanshëm që bëjmë.
Albin Kurti– mos ja fillo me gabim të rrezikshëm dhe mos e dëno Diasporën! Kursimi i 1% të mëditjeve që qeveritarë dhe kuvendarë që bëni për shëtitje jashtë shtetit është më shumë se gjoja kursimet që do të bëni duke e vrarë Ministrinë e Diasporës.
Albin Kurti– mos lejo të të manipulojnë duke na ulur nivelin e lidhjes së Diasporës me atdheun tonë. Mos i dëgjo idiotët. Diaspora nuk do ta pranojë nënçmimin dhe dënimin. Trego që je patriot në vepra dhe mos na e mbyll derën sepse shpejt do ta shohish që ti dhe krejt politikanët do të keni nevojë të trokisni në dyert e Diasporës.
Albni Kurti– mos na e merr Minsitrinë që e kemi fituar me gjak, djersë, dhimbje dhe angazhim monumental. Ministrinë që e meritojmë! Albin Kurti– mos bëj çfarë nuk ka bërë asnjë shqiptar deri më so duke hedhur Diasporën pas dere! Albin Kurti trego që je patriot dhe na lejo të jemi pjesë e barabartë e mëmedheut!
Jam me shpresë që do të reagosh dhe vendosësh shpejt dhe nuk do të gabosh rëndë që në fillim!
Discussion about this post