Mbrojtësi i Teutës, Aleksandër Kuro, zbuloi se shoku i skuadrës, Arbër Çyrbja, është një nga më të prekurit e tërmetit.
Atij iu është shembur shtëpia që e kishte blerë para dy muajsh.
“Mesfushori i skuadrës sonë, Çyrbja, pa shtëpinë e tij të shembej, të cilën kishte vetëm një muaj që e kishte blerë me kursimet që kishte bërë në jetë”, deklaroi Kuro për “Panorama Sport”.
“Shqipëria është një vend i vogël, që në raste të tilla nuk është e përgatitur. Fusha jonë është kthyer në një vend për të pastrehët”.
“Janë ngritur çadrat për të kaluar natën ata që kanë humbur shtëpitë e tyre, por edhe helikopterë ulen për të transportuar mjetet e ndihmës së parë”, përfundon 26-vjeçari
Cyrbja u kërkua nga disa skuadra kosovare në verë, por zgjodhi Teutën./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post