Bahri Gashi, Doktor i Shkencave të Sigurisë dhe Inteligjencës ka reaguar ashpër ndaj vendimit të sotshëm të Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj, shkruan Gazeta Mejdani.
Ai ka thënë se veprimet si këto të sotnshme, janë nonsens dhe absurditet i llojit të vetë.
Në një shkrim të tij që e ka postuar në Facebook, doktori i shkenca të inteligjencës ka thënë se kodi dhe etika institucionale fare pak po vlerësohen. Sipas tij, sidomos tek emërimet e këtilla, nuk janë marrë për bazë as veprimtaritë atdhetare të njerëzve me vlera të çmueshme të këtij vendi.
I indinjuar nga lajmi për emërimet e sotshme, Dr. Gashi ka parashtuar edhe këtë pyetje: Çfarë politike kombëtare të sigurisë dhe Inteligjencës po ndjek Kosova???
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë në Facebook:
Nonsens, Absurd logjik !!!
Përjashto, Burim Ramadan-in, (me ekspertizë) Kreshnik Gashi, atak i skajshëm politik mbi AKI-në!
Çfarë politike kombëtare të sigurisë dhe Inteligjencës po ndjek Kosova???
“Përpjekja për Integritet e Vetëdije shtetërore; Kod dhe Etikë institucionale;
Edukim e profesionalizëm;
Ekspertizë specifike akademike në Inteligjencë; Veprimtari atdhetare të pandalshme;
Puna, Përkushtimi dhe Dinjiteti ndaj shtetit, pse, ende nuk po e gjejnë vendin e merituar me “Hyrje-daljet” vicioze politike në AKI.
Çuditërisht, pa-meritokracia në kualifikime, vlerësime dhe emërime të larta, fatkeqësisht rëndë të cenuara në AKI!
Discussion about this post