Nuk ka dyshim se ndër temat më të dhezura që kanë marrë hov këto ditë në Kosovë është pikërisht tema rreth Taksës. Disa media të inicuara nga qëndrime të politikanëve të ndryshëm po shkruajnë në favor të heqjes së saj.
Megjithatë, përkundër kësaj, pati edhe të tjerë që folën dhe shkruajtën në favor të qëndresës për të mbetur taksa edhe më tutje në fuqi.
Fiknete Bejta, ish-kandidate për deputete nga rradhët e AAK-së ka dalur me një qëndrim në formë analize statistikore dhe ka mbështetur vendimin për taksën 100%.
Ajo ka thënë se bilanci tregtar Kosovë-Serbi për herë të parë është në favor të Kosovës. Dhe kjo, si rezultat i ndikimit të Tarifes 100%.
Sipas saj, edhe nëse nesër hiqet Taksa, Serbia do ta ketë shumë të vështirë ri-hyrjen me mallra në Kosovë. Sepse,siç thotë ajo: “Konsumatori veq e ka zëvendësuar kërkesën e tij me produkte kryesisht nga shtetet evropiane”.
Më poshtë lexoni shkrimin e plotë në llogarinë e saj në Facebook:
Bilanci tregtar Kosovë – Serbi si dhe Kosovë -Bosnjë e Hercegovinë për herë të parë është në favor të Kosovës si rezultat i ndikimit të Tarifës 100%.
Që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, vlera e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë është 4 milionë euro prej rreth 450milionëve sa ishte në vitet paraprake, kurse nga Bosnjë e Hercegovina, 2 milionë euro. Ndërkaq, eksporti i produkteve “Made in Kosova” gjatë kësaj periudhe në Serbi ka qenë 13 milionë euro, kurse në Bosnjë e Hercegovinë 5 milionë euro.
Kjo gjendje tregtare me Serbinë kryesisht ka impakt edhe në të ardhmen ngase edhe nëse hiqet kjo taksë tregu i Kosovës është i humbur për Serbinë sepse konsumatori veq e ka zëvendësuar kërkesën e tij me produkte kryesisht nga shtetet evropiane.
Përveq efektit politikë taksa efektin më të mirë për mua personalisht e ka nëse veq ka arritur të zëvëndësoj kërkesën për produkte serbe me atë europiane. Dhe prapë sot sikurse para një viti mendoj që kjo taksë ka qenë vendim i drejtë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post