Rinumërimi i votave ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme. Megjithë që ky proces ka zgjatur më shumë se çka pramenduar çdo njeri, atij po i vjen fundi, shkruan Gazeta Mejdani.
Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i.
Në ditën e nëntë, pra të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime.
Deri më tani janë rinumëruar 1101 vendvotime ose 78.25% nga 1407 vendvotime gjithsej.
Ndryshe, procesi i rinumërimit pritet të përfundojë brenda kësaj jave, me ditën e diel që shihet si më e mundshmja nga zyrtarët e KQZ-së./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post