Kapiteni i Republikës Çeke, Vladimir Darida, ka thënë se mungesa e Vedat Muriqit s’do të ketë rol të madh në ekipin e Kosovës për shkak se “Dardanët” e kanë Atdhe Nuhiun, përderisa e ka lavdëruar Milot Rashicën, që kishte munguar në ndeshjen e parë mes dy Kombëtareve.
Përballja mes Çekisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor në “Doosan Arena”, do të jetë vendimtare për fatin e të dyja Kombëtareve në Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.
Rëndësia e ndeshjes me Kosovën – “Sigurisht e ndiejmë të gjithë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Ne jemi përgatitur vazhdimisht për këtë ndeshje sepse të gjithë e vlerësojmë si ndeshje me rëndësi maskimale”.
Mësimet nga humbja në Prishtinë – Ne i kemi parë në video gabimet tona, në repartin e mbrojtjes. Mendojmë se në këtë ndeshje, pasi që edhe do të jemi vendas, do të jemi më mirë sepse kemi mësuar nga gabimet tona.
Mungesa e Muriqit – Une dje e kam marrë vesh se Vedat Muriqi s’do të luajë, por në vend të tij do të luajë një sulmues i dytë, që është po ashtu i gjatë dhe agresiv, kështu që kjo s’është problem për futbollin kosovar.
Kthimi i Rashicës në skuadrën e Kosovës – Sigurisht se Rashica është një lojtar me tepër cilësi, është i rrezikshëm për ne dhe ai di të luaj shumë mirë. Sigurisht që ne s’do të përqendrohemi vetëm te ai, por edhe te lojtarët e tjerë të Çekisë. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post