Nga Spartak Ngjela
Flamuri kuqezi, si simbol i ngritur me qëllim të posaçëm nga kryeministri Albin Kurti në Prishtinë, dhe, bashkë me të, ngritja e SPAK-ut në Tiranë, janë dy ngjarje të lidhura dhe të ndodhura njëherësh për të sjellë bashkimin kombëtar shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
- Ka ardhur koha, dhe tani duhet ta theksojmë se në Prishtinë ka luajtur me forcë tendenca serbe kundër flamurit shqiptar. Flamuri shqiptar, kuqezi, është simboli kastriotian i shqiptarëve si etni arbërore dhe rrjedhojë direkte e vetëngjizjes kombëtare, për shpëtimin e popullit shqiptar nga asimilimi.
Flamuri kastriotian i kuq me shkabën dykrerëshe në qendër të tij, është fakti historik i luftrave antiturke dhe simboli i gjallë i Rilindjes Kombëtare shqiptare.
Likuidimi i këtij flamuri simbol, është qëllimi aktual serbo-turk, për t’i quajtur turq shqiptarët e Kosovës.
Ardhja tani, me forcë dhe tendencë, e simbolit kastriotian në Prishtinë, është dështimi i parë i madh edhe i Beogradit politik, por edhe i neoosmanit Erdogan në Ankara.
- SPAK do të likuidojë korrupsionin e lartë në Tiranë: të gjithë pushtetarët e korruptuar që kanë shitur edhe interesin kombëtar.
Do të dëgjohen shumë shpejt bëmat e tyre, që janë si: vjedhje pronash, urdhëra nga Beogradi për të krijuar islamin radikal në Shqipëri, falsifikime arkivale për ndryshim pronësie, djegie arkivash, shkatërrim i arsimit shqiptar, shitje të interesit kombëtar, bashkëpunim me krimin e rrugës dhe angazhimi i tij për vrasje me pagesë, etj.
Ekspertiza amerikane po sjell në Tiranë dokumentacion të përkryer antikorrupsion. Kurse, ndërkohë u bë e qartë se është hapur një proces penal për financimin rus dhe, për këtë, Lulzim Basha po shkon drejt procesit penal që po spikat si i degraduar qëllimisht nga dy prokurore. Por, nuk ka firmosur prokurori i tretë.
Janë naivë. Basha do të shkojë brenda muajit të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Shumë mirë që e bllokoi njëri nga prokurorët, sepse SPAK-u do ngrihet brenda muajit.
lll. Por, a do të kemi dhe të tjerë të korruptuar nëpër procese?
Sigurisht: këtë javë duhet të fillojë procesi për shkarkimin e Ilir Metës, dhe do të nisë grumbullimi i dokumentatave sipas emrave, për të gjitha bëmat që u renditën më lart.
Kjo është një kohë me impuls kombëtar. Fryma e re patriotike në Prishtinë dhe fillimi i proceseve antikorrupsion në Tiranë, po krijojnë fenomenin e ri panshqiptar për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Prishtina filloi kombëtarizimin real; Tirana po fillon pastrimin antikombëtar, dhe, po priret ndërkohë që lëvizja e re në Shkup të dominojë shpalljen e së vërtetës që, Maqedonia e Veriut është një shtet shqiptar me popullsi në shumicë shqiptare, por edhe me një pakicë bullgare që me dhunë i ka shtypur shqiptarët në 107 vjet rresht. Kjo është uvertura e cila po iu prin ngjarjeve të vitit 2020 që po vjen…
Discussion about this post