Në kulturën e kuzhinës shqiptare gatimet me brum, veçanërisht llojet e byrekëve, kanë një vend të veçantë. Këto gatime që konsumohen me kënaqësi nga mëngjesi në darkë, në çdo vakt, hasen në një hapësirë të gjerë gjeografike nga Lindja e Mesme në Ballkan, nga Afrika e Veriut e deri në Azinë Qendrore.
Ato kanë pothuajse të njëjtin emër, byrek, pasi është një trashëgimi e lënë nga kuzhina osmane në të gjitha tokat e mbisunduara. Mirëpo nëse pyesni se çfarë është byreku, me shpjegimin më të thjeshtë mund të themi se byreku është një gatim me brumë të hapur ose me peta të tëhollura me brumë dhe i mbushur me ingredientë të ndryshëm.
Për mbushjen e byrekut përdoren harxhe të ndryshme nga mishi i grirë tek djathi, nga kërpudha tek pula, nga patatja tek spinaqi, pra pothuajse mund të përdoret gjithçka. Gjithashtu mund ta piqni në furrë, tavë, mund ta skuqni në tigan ose mund ta piqni në saç.
Në fillim të radhisim përbërësit që na nevojiten për “byrek uji”
5 gota uji me miell
4 vezë
2/3 e gotës së ujit me ujë
½ gjysmë luge çaji kripë
2/3 gote uji me gjalpë të shkrirë
2 litra ujë të nxehtë (për të zier petët).
½ luge çaji kripë
1 lugë buke vaj ulliri
400 gramë djathë i bardhë
½ tufë majdanoz i prerë imët
Tani le të fillojmë të përgatisim gatimin. Duke përdorë 5 gota uji me miell, 4 vezë, treçerek gote ujë, gjysmë luge çaji kripë gatuani një brumë me butësi të mesme. Këtë brumë ndaje në 10 topa të vegjël dhe këta topa mbulojini me një pecetë dhe lërini të presin për 1 orë.
Ndërkaq djathin e copëtojmë me pirun, i shtojmë majdanozin e prerë imët dhe i përziejmë duke përgatitur kështu harxhin e brendshëm. Në një tenxhere të gjerë zieni 2 litra ujë.
Këtij uji shtojini gjysmë luge çaji kripë dhe një lugë gjelle vaj ulliri. Petët tëhollini të holla duke i matur me tepsinë që do të përdorni për të bërë byrekun. Petën zieni në tenxhere për afërsisht 30-35 sekonda. Petën e zier nxirreni dhe futeni menjëherë në një tas të madh me ujë të ftohtë.
Petën që ka pritur në ujë për 10-15 sekonda merreni me kullojës dhe lëreni të kullojë pak. Tepsinë lyejeni me gjalpë dhe më pas vendoseni petën e zier. Sipër petës hidhni një lugë gjalpë të skuqur dhe shpërndajeni në tërë petën. Këtë vazhdoni ta bëni edhe me 4 topat e tjerë të brumit.
Pasi të keni vendosur edhe petën e pestë, shtroni mbi të harxhin me djathë. Në të njëjtën mënyrë veproni edhe me 5 topat e tjerë të brumit që kanë mbetur. Mbi petën e fundit, pra mbi petën e 10 hidhni shumë gjalpë dhe përhapeni mirë.
Para se ta fusni byrekun në furrë, priteni atë me një thikë të mprehtë në forma katrore 5-6 centimetra. Furrën ngroheni më parë dhe piqeni byrekun deri sa të skuqet mirë. Byrekun e ujit shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!
Discussion about this post