Gjenerali shqiptar në ushtrinë jugosllave, Ramadan Qehaja, i cili kishte bërë emër dhe karrier suksesi aty, kohë më parë ka postuar dy foto ku shihet me uniformë ushtarake jugorsllave, shkruan Gazeta Mejdani.
Gjenerali shqiptar, Qehaja, njihet për qëndrimet e tij të një ushtaraku shumë[ principel. Sukseset e tij gjatë asaj kohe kanë qenë të mëdha.
Pas luftës, ai ka shërbyer si këshilltar ushtarak i disa personaliteteve me rëndësi të Kosovës.
Ai ka udhëhequr edhe Akademine e TMK-se ne vitin 1999/2000, ku dhe ka ligjëruar për artin e luftës.
Postimi i tij i plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Po i ndaj dy foto-histori nga karriera ime ushtarake: në foton e parë unë isha në një parakalim si nëntoger në vitin 1967 përderisa në foton e dytë unë gjendem në një anije luftarake në detin Adriatik, gjatë shkollimit në Kolegjin e Mbrojtjes në vitin 1980./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post