Njohësi çështjeve ekonomike, Lulzim Beqiri përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij Facebook ka kritikuar Komunën e Prishtinës për kushtin që u ka vënë shitësve të kioskave në kryeqytet.
Sipas Beqirit kushti që përfituesi të ketë të drejtë t’i shfrytëzojë kioskat duhet të ketë të paktën pesë million euro qarkullim në tre vitet e fundit, e kjo nuk është aspak njerëzore, pasi që biznesi i vogël në të tërë botën ka prioritet, ndërsa tek ne shtypet, përcjellë Indksonline.
“Prandaj qytetarët nuk duhet lejuar që e drejta e tyre të cenohet për përfitime të një vote apo disa eurove. Sa keq ka degraduar Komuna, kjo është kur tradhëton votën e qytetarëve nuk pritet që tqë ketë zhvillim, të paktën po flas për votën time. Bashkimi Evropian mbështet me çdo formë BVM-të madje edhe të Kosovës, a politikat diskriminuese komunale shkatërrojnë biznesin e vogël dhe te mesëm”, shkruan Beqiri.
Sipas ekonomistit kosovar, për të plotësuar kushtin e Komunës një shitës i kioskës duhet të paktën të ketë shitje ditore 4,566.21€, pra 4,566.21 x 365 ditë x 3 vite = 5,000,000.00€, edhe atë të punojë pa ndal tërë vitin.
“Pra nuk besojë që ka kioskë që ka qarkullim kaq të madh, andaj tendenca më shumë është që përfitues të jetë ndonjë donatorë i partisë politike se sa që ka ndonjë politikë zhvillimore për kryeqytetin, na edhe ashtu jemi buzë kolapsit nga ndërtimet, mbeturinat, mos zhvillimi, mushkonjat, kaosi në komunikacion. Për t’i fituar 4,566.21€, duhet me i shit mbi 15,000 shishe ujë në ditë ose mbi 18,000 pop keka, etj”, shton tutje ai”./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post