Një qasje kalimthi nga Mustafa Bjrami:
Nuk ka dyshim se politikat e drejta dhe të mençura të një shteti ndikojnë më së shumti në prosperitetin e atij vendi, shkruan Gazeta Mejdani.
Mjafton të ketë vullnet për punë, programe afatmesme dhe afatgjata dhe të fillohet nga e mbara.
Janë disa vende në botë të cilat para shumë pak vitesh kanë qenë në gjendje siç është tani Kosovës. Mirëpo me përkushtimin e duhur, me një organizim të mirëfilltë, ato shtete kanë arritë të bëjnë emër në historinë e botës moderne.
Ndër këto vende është Singapori. Është shtet më i vogël se Kosova, me një popullatë të përzier edhe nga aspekti nacional edhe ai fetarë.
Singapori ka rrëzuar Shtetet e Bashkuara nga vendi i parë në raportin vjetor të konkurrencës së Forumit Ekonomik Botëror.
Indeksi merr në konsideratë faktorë të tillë si stabiliteti makroekonomik, infrastruktura, tregu i punës dhe aftësia e inovacionit.
Singapori e shtyu ekonominë më të madhe në botë në vendin e dytë këtë vit.
Shteti aziatik mban pikët kryesore për infrastrukturën, shëndetësinë, tregun e punës dhe sistemin financiar.
Singapori dhe Vietnami përfituan shumë nga lufta tregtare SHBA-Kinë.
Raporti vuri në dukje se dy ekonomitë aziatike po përfitojnë nga tensionet e tregtisë globale përmes devijimit të tregtisë.
Vietnami u ngjit me 10 pikë nga viti i kaluar duke zënë vendin e 67-të nga 137 vende.
Importet amerikane nga Vietnami u rritën me 36% në pesë muajt e parë të këtij viti, pasi kompanitë kanë zhvendosur prodhimin nga Kina në Vietnam dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore për të shmangur tarifat e larta.
Ndërkohë Singapori mbështetet në eksporte dhe e llogarit Kinën si partneren e saj më të madhe tregtare./Gazeta Mejdani/
Më poshtë gjeni disa foto të Singaporit dikur, para hiq më shumë se 50 vjetëve:
Discussion about this post