Në rrugëtimin profesional shpesh përballemi me gabime të ndryshme që mund të bëjë secili nga ne.
Pjesën më të madhe të këtyre gabimeve ata e bëjnë në mënyrë të pa ndërgjegjshme, fare pa e kuptuar.
Për të gjithë sipërmarrësit e rinj më poshtë janë disa nga këshillat që ju nevojiten për të mos qenë të gabueshëm.
Zgjidhin probleme të parëndësishme
T’i japësh zgjidhje problemeve që nuk janë të rëndësishme mund ta çojë cilindo biznes drejt falimentimit. Lipset që të identifikohen ato më të rëndësishme dhe duke zgjidhur ato, mund të krijoni një biznes të qëndrueshëm.
Zhvillim shumë i shpejtë
Në këtë hap duhet të tregoheni të kujdesshëm, sepse ka një ndryshim shumë të madh, ndërmjet një rritje thjesht të shpejtë dhe një rritje inteligjente.
Nuk vlerësojnë marketingun
Sipas tyre konsumatorët do ta vërtetojnë vetë cilësinë e produktit që ata ofrojnë në treg, përcjell Vizion Plus.
Si i trajtoni punonjësit
Trajtojnë punonjësit në mënyrë të pa përshtatshme, duke i detyruar ata të largohen. Ju duhet t’i trajtoni ata sa më mirë, në mënyrë të tillë që ata të mos largohen nga kompania juaj.
Discussion about this post