Kanë filluar edhe komentet e zyrtarëve të partive tjera rreth fitores së LVV-së në zgjedhjet e 6 tetorit.
Meliza Haradinaj e AAK-së ka thënë se sonte janë korrë tri fitore. Ajo i është gëzuar sidomos fitores së Vjosa Osmanit, pa të cilën, thotë ajo, LDK-ja zor se do të kishte fituar kaq bindshëm.
Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë në Facebook:
3 Fitoret e mëdha të shënuara sonte:
1. Vërtetimi se dorëheqja e Kryeministrit Haradinaj automatikisht e shembi piramidën e PDK-së: dërgoi Kadri Veselin në opozitë dhe e la Hashim Thaçin pa mandat të dytë si President. Interesi i vendit gjithmonë para interesit partiak – Urime Kosovë ❤️
2. Arritja e fitores së Vetëvendosjes, edhepse me deficit figurash politike e kontribuese për këtë ditë. Pritet të shohim çka do të bëjë me fitoren e sontme: evolucion tetori 2019, apo revolucion tetori 1917?! Sidoqoftë, urime Albin!
3. Rritja e LDK-së me Vjosën, në parti konkurrente për vendin e parë me Vetëvendosjen, rezultat të cilin LDK nuk do e arrinte me asnjë kandidat tjetër për kryeministër. Urime Vjosë!
Ditët në vijim do jenë interesante. Deri atëherë, mirupafshim!
Discussion about this post