Një tjetër lëkundje e tokës është regjistruar këtë të shtunë në Shqipëri. Dridhjet janë dëgjuar në zonën mes Durrësit dhe Tiranës.
Këtë herë tërmeti është shënuar në orën 14:31 me epiqëndër në Xhafzotaj e në thellësi 10 kilometra. Tërmeti ka qenë 3.2 ballë sipas shkallës Rihter.
Ndryshe më 21 shtator një tërmet prej 5.8 ballësh ka goditur Tiranën dhe Durrësin, i cili, përveç dëmeve materiale ka shkaktuar edhe dhjetëra të lënduar.
Tërmeti është regjistruar rreth 6 kilometra larg Durrësit, por ai është ndjerë edhe në Prishtinë, e Pejë për disa sekonda.
Bilanci më i fundit nga tërmeti i 21 shtatorit janë 915 banesa dhe pallate të dëmtuara.
Discussion about this post