Si pasojë e protestave kundër korrupsionit dhe papunësisë, që krahas Bagdadit kanë përfshirë edhe qytetet jugore të vendit, numri i të vrarëve ka arritur në 35.
Sipas informacioneve të dhëna nga burimet spitalore numri i të vrarëve që nga 1 tetori e deri më sot ka arritur në 35.
Kurse dëshmitarët okularë bëjnë të ditur se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj atyre që nuk i janë përmbajtur ndalimit të daljes në rrugë.
Bagdadi dhe disa qytete jugore të Irakut që nga data 1 tetor e këndej, janë bërë skenë e protestave kundër qeverisë për “papunësi, korrupsion dhe mungesë të shërbimeve publike”.
Për shkak të protestave, krahas Bagdadit, është ndaluar dalja në rrugë edhe në Zikar (Nasiriyye), Meysan (Amara) dhe Babil (Hile). /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post