Dy aeroplanë të Forcave Ajrore Australiane kanë fluturuar mes rrokaqiejve të Brisbane në një shfaqje të jashtëzakonshme aftësish të shtunën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një aeroplan ngarkesash C-17A Globemaster dhe një aeroplan luftarak F/A-18F Super Hornet fluturuan ulët mbi horizontin e Brisbane, duke u afruar rreth 300 metra larg ndërtesave, për të shënuar ngjarjen vjetore të qytetit të Queensland, Riverfire.
Shumë banorë të Brisbane dolën në ballkonet e tyre për të parë aeroplanët e Forcës së Mbrojtjes Australiane që fluturonin nën perëndimin e diellit.
Të dy aeroplanët, të cilët gjithashtu fluturuan mbi Brisbane për prova dy ditë më parë, janë prodhuar nga Boeing dhe operohen nga skuadronet e Forcave Ajrore Australiane të cilat janë me qendër në Queensland.
Discussion about this post