Biznesmeni i sukseshëm në New York, Alban Hoti, ka vendosur që të kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai është kandidat nga koalicioni PEK-REK me numër 38 dhe pret rezultate të mira në zgjedhjet e 6 tetorit.
I prirë nga atdhedashuria që e ka edhe “gjen” të familjes e cila dikur jetonte në Gjakovë e tani në SHBA, ky bisnismen i njohur në SHBA dëshiron ta vazhdojë kontributin e tij për Kosovën edhe si deputet në Parlamentin e saj.
Albani është pjesë e Vatrës dhe në Kosovë ka ardhur edhe si zë i shqiptarëve të Amerikës, por edhe si një zë vatran, që beson se kriza e përgjithshme në Kosovë mund të zgjidhet edhe nga kontributi i drejtëpërdrejtë i shqiptarëve të Amerikës dhe diasporës në Europë.
Alban Hoti ka bërë shumë për Kosovën dhe për Kombin Shqiptar në përgjithësi. Ai erdhi në Kosovë me patriotizmin e trashëguar nga familja e tij, me angazhimin se do të japë gjithçka për qytetarët e Kosovës, me besimin në Zot, në familje, në komb, dhe në pronë.
Ai i është përgjigjur ftesës që i ka bërë Partia “Republikanët e Kosovës” e udhëhequr nga Faton Kurti, një ish biznesmen i sukseshëm në Gjermani, që është kthyer në Kosovë dhe po i shërben me devocion Kosovës.
Albani thotë se Republikanët e Kosovës dallohen nga partitë e tjera politike edhe sa i përket Platformës për Bashkim Kombëtar. Ne, thotë ai, jemi jo për Bashkim Kombëtar, por për Ribashkim. Pikërisht sipas modelit gjerman pas rrëzimit të Murit të Berlinit.
Me datë 21 Shtator 2019, Albani, para se të udhëtojë drejt Kosovës, u takua në Vatër me Kryetarin e saj Dritan Mishto dhe me editorin e Diellit Dalip Greca. Dha një intervistë për Gazetën”Dielli” për motivet e kandidimit./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post