Ministria e Integrimit Evropian, e cila udhëhiqet nga ministrja në largim Dhurata Hoxha, ka disa muaj që ma marrë me qira një objekt privat për të cilin paguan mbi 23 mijë euro në muaj.
Në raportin e shpenzimeve për muajin gusht 2019 të Ministrisë së Integrimit, shpenzimet mujore për qira figurojnë mbi 55 mijë euro në muaj.
Por, zyrtarë të kësaj Ministrie kanë deklaruar se në këtë shumë është paguar qiraja për shfrytëzimin e objektit privat për dy muaj (korrik dhe gusht), pasi që, sipas tyre, qiraja mujore që ia paguajnë kompanisë private “Ramiz Sadiku SHPK” është 23 mijë e 14 euro.
Në objektin e kompanisë private “Ramiz Sadiku SHPK” ka kaluar stafi i Ministrisë së Integrimit, përpos kabinetit të ministres Dhurata Hoxha, e cila është duke qëndruar ende në objektin e vjetër, në kuadër të institucioneve shtetërore.
Përpos qirasë për shfrytëzimin e objektit privat, Ministria e Integrimit paguan mbi 3000 euro në muaj edhe për shfrytëzimin e makinave, etj.
“Pagesa e qirasë për muajin korrik 23.014 € (është paguar ne fillim te gushtit) dhe pagesa e muajit gusht 23.014 € është paguar ne fund te gushtit. Gjithashtu ne muajin gusht është bërë edhe për British Council për implementimin e projektit Young Cell Scheme, si dhe pagësa e qirasë për shfrytëzim te sallës ne Sirius200 euro, qiraja për përdorim te makinave 3.032.84€ dhe qiraja për pajisje 88.60€”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Integrimit Evropian për “Front Online”.
Discussion about this post