Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të.
“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, u shpreh O’Brein.
Pas kësaj deklarate të O’Brain ka reaguar edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, teologu Mustafë Bajrami.
Ai një një shkrim të tij në Facebook ka thënë se: “Asnjëherë deri më tani nuk kam dëgjuar vërejtje kaq serioze e kaq të rrezikshme prej SHBA-ve për Kosovën”
Për më tepër, Mustafë Bajrami ka këshilluar qeverinë e Kosovës ta merr seriozisht këtë kërkesë të SHBA-ve.
“Qeveria duhet të reflektojë mençur, me kohë dhe në bazë të interesave afatgjata të vendit. Nuk dua të besoj se qeveria e vendit do ta neglizhojë këtë seriozitet të SHBA-ve” ka thënë Bajrami.
Duke pasqyruar mendimin e tij në lidhje me këtë, ai shtron përshtypjet e tij personale të cilat i pasqyron si tejet serioze. “Për sa e kuptova intervistën, këtu s’ka më hapësirë për interpretime e as fiskulltura. Gjuha diplomatike me rrotlla ndonjëherë s’ka vlerë. Duhet veprime konkrete. Shikuar nëpërmes llupës sime personale, çështja është serioze. Shumë serioze. Në arabisht kësaj do t’i thuhej “kun-fejekun”, dhe pikë”,
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Asnjëherë deri më tani nuk kam dëgjuar vërejtje kaq serioze e kaq të rrezikshme prej SHBA-ve për Kosovën.
Qeveria duhet të reflektojë mençur, me kohë dhe në bazë të interesave afatgjata të vendit.
Nuk dua të besoj se qeveria e vendit do ta neglizhojë këtë seriozitet të SHBA-ve.
Për sa e kuptova intervistën, këtu s’ka më hapësirë për interpretime e as fiskulltura.
Gjuha diplomatike me rrotlla ndonjëherë s’ka vlerë. Duhet veprime konkrete.
Shikuar nëpërmes llupës sime personale, çështja është serioze.
Shumë serioze.
Në arabisht kësaj do t’i thuhej “kun-fejekun”, dhe pikë ..!