Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të publikojë rezultatet e numërimit të votave. Deri më tani janë numëruar rreth 50% të votave.
Sipas rezultateve zyrtare Nisma Socialdemokrate ka 6% të votave.
Vet kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në një konference për media tha se në bazë të të gjitha raporteve Nisma do t’i ketë 7 deputetë dhe janë duke pritur deputetin e tetë.
“Mesazhi im për të gjithë komisioneret tanë është të kryejnë detyrën e tyre duke numëruar votë për vote për të respektuar vullnetin e qytetarëve dhe deri në fund ta kryejnë këtë mision të shenjtë. NISMA do të jetë partia vendimtare për formimin e qeverisë së ardhshme”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Discussion about this post