
Policia e Kosovës në tri barantore në Gjilan ka bërë kontrolle duke identifikuar dhe konfiskuar produkte të dëmshme mjekësore.
Rasti i parë në rrugën ‘Mic Sokoli në Gjakovë’, ku njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores së të dyshuarit mashkull K-Shqiptar.
Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 67 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë në rrugën ‘Anton Çeta’, ku, njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores e të dyshuarës femer.
Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 244 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa, rasti i tretë ku është bërë kontroll është barnatora e të dyshuarit në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’.
Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 110 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar
Discussion about this post