4 arsye të forta përse duhet të konsumoni më shpesh presh
- Preshi bën pjesë në familjen e qepëve dhe hudhrave, dhe përmban me shumicë përbërës sulfurik, të cilët rrisin ndjeshëm aftësitë detoksifikuese të mëlçisë, ndërkohë që neutralizojnë radikalet e lira. Këto të fundit janë ndër nismëtarët kryesorë të aktivitetit kancerogjen në indet dhe organet e njeriut.
- Preshi përmban një antioksidues, i cili quhet kaempferol, dhe mbron arteriet nga dëmtimet e rrezikshme.
- Përmbajtja e lartë në antioksidues bën preshin një ushqim mbrojtës kundër diabetit, inflamacionit, artritit, obezitetit dhe alergjive të sistemit të frymëmarrjes.
- Edhe pse njësoj i dobishëm dhe ushqyeshëm si qepa dhe hudhrat, preshi nuk lë aroma të forta pas konsumit, dhe nuk djeg aq shumë. Për këtë është një ushqim ideal edhe për fëmijët e vegjël.
Supë me presh, patate dhe limon
Për 6 racione:
- 1kg presh
- 450gr patate
- 2 thelpinj të vegjël hudhër
- ½ lugë caji curry*
- 1 tufë kopër
- lëkurën e ½ limoni
- ½ limoni te shtrydhur
- pak kripë, pak piper
- Pak vaj ulliri ekstra të virgjër
- 150gr lëng pule
- 6 gota ujë
Përgatitja
- Kaverdisni hudhrën me preshin dhe pak vaj ulliri ne zjarr mesatar, për pak minuta. Shtoni curry-n.
- Shtoni lëngun e pulës, ujin dhe patatet.
- I lini të ziejnë në zjarr të avashtë. Diku nga mesi i shtoni lëngun e limonit dhe lëkurat e limonit. Afër fundit shtoni edhe koperin.
- Provoni për kripë, piper.
- Pasi të jenë zbutur patatet, e kaloni të gjithë përbërjen në frulator dhe i ktheni sërish në tenxhere për një vale të fundit.
- Duhet të behet kremoze.
Një supe ideale edhe për fëmije të vegjël, pasi preshi është një perime e pasur në hekur, vitaminë B6, acid folik, dhe vitaminë A.
Discussion about this post