
30 vjeçarja që u nxor e gjallë nga një pallat 6 katësh në Durrës, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Diana Meçaj, ndërroi jetë në spital, pas plagëve të rënda që mori.
Më parë ishin prezantuar pamjet e nxjerrjes së 30 vjeçares, e cila ende në ato momente ishte gjallë.
Ndërsa, më herët nga rrënojat u nxor e vdekur edhe vajza e saj e mitur vetëm 8 vjeç,
Kështu, numri i viktimave nga tërmeti katastrofal i sotëm, arrin në 23.
Ndryshe, nga ky tërmet ka ndërruar jetë edhe një kosovar nga Gjilani, derisa trupi i vëllai të tij po kërkohet nga ekipet e kërkim shpëtimit./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post