
Personi me inicialet SH.K., 29 vjeçar, i raportuar si i zhdukur tri ditë më parë, është rikthyer sot në shtëpinë e tij në Kamenicë, raportojnë mediat.
I njëjti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa rasti është mbyllur me raport të veçantë, ka konfirmuar policia rajonale e Gjilanit.
Mësohet se 29 vjeçari e kishte marrë veturën e axhës së tij dhe disa të holla në momentin kur kishte dalë nga shtëpia.