Sot bëhen 21 vjet nga beteja e parë e Kaqandollit.
Beteja e Kaqandollit kujtohet si një ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.
Beteja e Kaqandollit ishte beteja e parë frontale në Llap, që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave armike serbe.
Në këtë betejë e cila zgjati për tri ditë rresht, nga radhët e UÇK-së, për të mos vdekur kurrë ranë shtatë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post