Janë bërë 18 vjet që nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt bashkë me djalin e tij.
Ndërsa në këtë përvjetor të tyre, ata i ka përkujtuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
“Më 4 janar të vitit 2003 Kosova u trondit nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i FRLDK-së në Deçan.
Tahir Zemaj, ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar dhe shumë i përgatitur për taktika lufte, të cilat i jetësoi duke u inkuadruar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.
Ndërsa kur po bëhen afro 2 dekada prej vdekjes së tyre, Mustafa ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar.
Njoftimi i plotë:https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FLDKzyrtare%2Fposts%2F2677687329209193&width=500&show_text=true&height=623&appIdMund t’ju interesojnë