![Uragani Dorian](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2019/09/Dorian-1024x576.jpg)
Kjo shifër zyrtare u njoftua gjatë një konference për media nga zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave, Carl Smith.
Ai paralajmëroi se lista e të zhdukurve është ende duke u përpunuar, sepse duhet të kontrollohen regjistrat qeveritar të individëve që kanë arritur të mbërrijnë në vendstrehime, si dhe njerëz të tjerë që janë evakuuar.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë prej më shumë se një jave pasi “Dorian” goditi Bahamat si një uragan i kategorisë së pestë.
![](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2019/09/Dorian-2-1024x683.jpg)
Ndërkohë numri i viktimave është rritur në 50 persona, sipas zyrtarëve, të cilët paralajmërojnë të shqetësuar se bilanci ka gjasa të rëndohet ndjeshëm duke marrë parasysh se nuk dihet fati i shumë njerëzve.
“Janë rreth 2.500 persona për të cilët nuk kemi informacione. Disa prej tyre mund të jenë në vendstrehime dhe numri mund të ulet pasi të përfundojnë verifikimet e nevojshme”, theksoi Smith.
Sipas tij, 5.000 persona janë evakuuar deri më tani prej dy ishujve më të prekur nga uragani dhe rreth 7.000 të tjerë presin të evakuohen.
![](https://mejdani.com/wp-content/uploads/2019/09/Dorian-Bahamas-1024x576.jpg)
Nga ana tjetër, koordinatori i Ndihmave Emergjente të OKB-së, Mark Lowcock, i cili realizoi një vizitë në Bahama dhe inspektoi zonat e shkatërruara nga uragani, bëri me dije se 70.000 persona në këtë vend kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë të pijshëm dhe të tjera ndihma humanitare.
Uragani “Dorian”, më i madhi që ka goditur rajonin ndonjëherë, shkaktoi dëme kolosale dhe la të pastrehë mijëra njerëz në Bahama./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post