Lëkundjet që u ndjenë edhe në Kosovë, shkaktuan dëme të mëdha materiale në Tiranë e Durrës. Po ashtu, si pasojë mbetën të lënduar mbi 70 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë 9-vjeçar.
Kulmi i dridhjes, ishte tërmeti i pasdites rreth orës 16:00, ku shkalla e fuqisë arriti deri në 5.8 Rihter.
Gjithësej, pas kësaj lëkundjeje, në këtë zonë janë regjistruar edhe 9 tërmete tjera sipas IGJEUM.
Në total, numri i tërmeteve që goditën zonën e Adriatikut arrin deri në 11.
Ndërkohë, është paralajmëruar mbledhje e Qeverisë shqiptare pas situatës së krijuar në vend me tërmetet.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka anuluar vizitën e tij në SHBA.
Nga ana tjetër, liderët institucionalë në Kosovë, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar në këto moment të vështira. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post