Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA ka prezantuar kostumet që do të përdoren në misionin ”Artemis” që synon të zhvillojë udhëtime me njerëz në Hënë.
Në aktivitetin e prezantimit të organizuar në qendrën e NASA-s në Uashington, u prezantuan prototipet e kostumeve hapësinore të quajtura “Njësia e zbulimit të lëvizjeve jashtë mjetit” (XEMU) dhe “Sistemi për shpëtimin e personelit” (OCSS).
Kostumet planifikohen të përdoren gjatë ecjeve në hapësirë si dhe për mbrojtjen e astronautëve.
NASA deri në vitin 2024 planifikon që të organizojë udhëtime me njerëz në Hënë në kuadër të misionit ”Artemis”.
Udhëtimet planifikohen të zhvillohen deri në vitin 2028, përcjell Atsh.
Në orbitën e Hënës pritet të vendoset një stacion hapësinor, që do të përdoret si shkallë për të udhëtuar në Mars.
Discussion about this post