Gjatë pesë ditëve të javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat pasditen e së hënës do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Reshje shiu parashihet të ketë edhe ditën e marte dhe të enjte. Temperaturat minimale do të shënojnë rritje krahasuar me minimalet e ditëve të fundit, ndërsa temperaturat maksimale mbeten pothuaj konstante me ditët paraprake.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar, kështu që kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme për gjitha shtresat e popullatës, ndërsa reshjet e shiut do të ndikojnë pozitivisht në fushën e bujqësisë, sidomos për përgatitjen e tokave për mbjelljen e kulturave vjeshtore, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Discussion about this post