Britania dhe Shqipëria më 29 tetor 1996 ranë dakord që Tirana t’i paguajë Londrës 2 milionë dollarë dëmshpërblim për incidentin në Kanalin e Korfuzit, dhe Britania t’i japë Shqipërisë 18 milionë dollarë nga vlera e arit të bllokuar.
Incidenti në Korfuz i referohet tri ngjarjeve të ndryshme që ndodhën në vitin 1946, ku Britania e Madhe dhunoi sovranitetin e Shqipërisë nëpërmjet një operacioni të paramenduar ushtarak dhe me karakteristika të dukshme kërcënuese, duke hyrë në detin e brendshëm dhe territorial të Shqipërisë.
Këto tri incidente janë konsideruar si një manifestim i hershëm i Luftës së Ftohtë.
Versioni shqiptar
Më 15 maj 1946, dy anije luftarake duke lundruar pa flamur ose shenja të tjera identifikimi hyjnë në ujërat territoriale shqiptare në afërsi të Sarandës. Bateria e artilerisë bregdetare u jep sinjal anije luftarake që të ndryshojnë kursin. Pasi anijet vazhdojnë të ndjekin të njëjtin kurs, bateria hap zjarr paralajmërues. Anijet luftarake ngrenë flamurin anglez dhe tërhiqen nga ujërat territoriale shqiptare.
Më 22 tetor 1946, katër anije luftarake (1 kryqëzor e 3 destrojerë) të ardhur nga Porti i Korfuzit, kalojnë kanalin e futen në ujërat tona territoriale, duke u afruar midis kepit të Varesë dhe kepit të Kasiopeas. Në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerë ranë në minat e mbetura të Luftës së Dytë Botërore, duke u dëmtuar në konstrukt e njerëz.
Më 15 maj 1946, drejt nesh erdhi një anije e vogël peshkimi me njerëz të armatosur dhe kërkoi të largoheshim nga ujërat e tyre, pa na afruar asnjë lloj ndihme, e më pas u larguan
Versioni anglez
Më 22 tetor 1946, në afërsi të kepit të Varesë, dy destrojerët tanë ranë në minat e vendosura nga shqiptarët. Dy destrojerët tanë ranë në mina, duke u dëmtuar e fundosur, ku humbën jetën edhe disa marinarët tanë. (Nga ditari i anijes flamurmbajtëse angleze, paraqitur në gjyqin e Hagës).
Megjithëse gjykata e pranoi faktin se në datat 12 nëntor 1946 dhe 13 nëntor 1946 futja e anijeve luftarake angleze në ujërat shqiptare, ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit të Shqipërisë, vendimi përfundimtar e fajësoi Shqipërinë për incidentin, dhe lëshoi një vendim, sipas të cilit Shqipëria duhej t’i paguante 844.000 dollarë Mbretërisë së Bashkuar.
Qeveria shqiptare refuzoi njohjen e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Qeveria britanike kërkoi bllokimin e arit të gjetur në Gjermani pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe që do t’u shpërndahej proporcionalisht shteteve të cilave Gjermania u kishte grabitur thesaret e bankave kombëtare.
Discussion about this post