Kandidatja për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD Vlora Jashanica, thotë se Kosova duhet të dëshmojë se është e aftë për të vetëqeverisur në mënyrë që të bëhet aleat e jo barrë për partnerët strategjik.
Përmes një postimi në Facebook, kandidatja për deputete ka theksuar se qytetarët janë ata që përcaktojnë elitat politike. Ndërsa ka potencuar se Kosova është e të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.
Vlora Jashanica që mban numrin 103 në listën e koalcionit AAK-PSD ka theksuar se Kosova nuk mund të jetë pronë e asnjë subjekti politik.
Postimi i Jashanicës
Kosova është vatēr e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie. Kosova nuk është dhe nuk mund të jetë pronë e asnjë subjekti politik. Qytetarēt e Kosovēs, janē ata që përcaktojnë elitat politike. Kosova duhet të dëshmojë se është e aftë të vetë-udhēhiqet, pērmes mekanizamve të pērcaktuar nga sistemi Demokratik, duke u bērë kështu aleat dhe jo barrë për partnerët strategjik.
Discussion about this post