Foto që përshkruan realitetin e sirianëve më mirë se sa një milion fjalë. Foto që tregon pasojat e një lufte të pakuptimt ku të gjithë luftojnë kundër të gjithëve ndërsa shtetet e fuqishme shesin armë për tu vra sirianët edhe më shumë ndërvete, transmeton Gazeta Mejdani
Fotografi turk Mehmet Aslan fitoi çmimin “Fotoja e Vitit” në ceremoninë vjetore Siena International Photo Awards 2021 me një foto të një refugjati sirian dhe djalit të tij.
Në foto shihet një baba, duke mbajtur lart djalin e tij Mustafa, i cili ka lindur pa gjymtyrë.
Fotoja është realizuar në provincën Hatay, në kufirin turko-sirian, e cila përshkruan një moment lumturie mes babait dhe djalit të tij. Fotografi ka dhënë një intervistë për emisionin e mëngjesit në ABC, ku tregoi se shkrepja e fotos ishte krejt rastësore, pasi ndodhej aty për të ndihmuar me disa ushqime.
“Kemi qenë duke shpërndarë disa ndihma të vogla dhe aty e kam bërë këtë foto. Tregon më shumë dramën, jetën e tyre të vërtetë. Nuk ka pasur nevojë të punohet në foto, është gjendja aktuale në të cilën ndodhen sirianët”, tha fotografi.