Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, se “Lutfi Haziri ka blerë vota nga Lista Serbe”.
Haziri në “Debat Plus” në RTV Dukagjini tha se këto deklarata janë gabim politik.
“Është non sens. Është gabim politik dhe është djallëzor, në prapaskenë deklarata e zv.kryeministrit me subjektet e veta që janë qytetarët e Kosovës. Ai do të duhej me punu dhe integru totalisht dhe me ndërtu mirëbesim”, tha Haziri.
Sipas tij, “me ta bo zëvëndëskryeministri me gisht në Kosovë që serbët po të mbështesin është thirrje me të vra”.
Ditë më parë, zevendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se “Haziri ose ka blerë vota nga Lista Serbe ose ka blerë vota nga Beogradi”.
Dy partitë e para në Gjilan, LVV me 44,43% dhe LDK më 43,81% do të ballafaqohen në balotazh.
Zgjedhjet për kryetar të komunës janë mbajtur të dielën, më 17 tetor.
Sipas rezultateve preliminare të shpallura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani 21 komuna do të shkojnë në balotazh. Ndërsa, 17 prej tyre deri më tani sipas rezultateve preliminare i kanë më shumë se 50 për qind të votave.