Drita e Gjilanit e ndriçon krejt Kosovën. Ekipi gjilanas ka arritur të përmbysë gjithçka në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri”.
“Bardhekaltrit” kanë triumfuar me rezultat të pastër 3-0 ndaj skuadrës finlandeze, Inter Turku, duke kaluar në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 3-1, pasi finlandezët kishin fituar ndeshjen e parë 1-0.
Marko Simonovski hapi sfidën në kryeqytet, duke realizuar në minutën e 2-të të ndeshjes për afatin fillestar.
Arbnor Muja i realizoi dy golat e tjerë, në vetëm dy minuta lojë (49′ 51′).
Gjilanasit kishin raste të panumërta shënimi deri në përfundim të ndeshjes, ku rezultati kishte mundur të ishte edhe më i thellë, megjithatë rrjetat mbeten të heshtura pas minutës së 51-të.
Drita kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.