Humbja e Lutfi Hazirit në Gjilan ka shkaktuar pezm të madh brenda LDK-së. Ata nuk po mund t’i besojnë syve se çka ka ndodhur në këtë qytet të Anamoravës. Nuk po mujn me i besue humbjes së kryetarit të tyre, Lutfi Haziri.
Përtej pezmit dhe hidhërimit, vazhdimisht po ka reagime emocionale. Njerëzit kishin besuar se Luta nuk do të mposhtet, me gjithë që e mundi Alban Hyseni, ky politikan i ri nga rradhët e Vetëvendosjes.
Qytetarët i besuan Hysenit më shumë se Lutfi Hazirit.
Kështu, reagimet ndaj rezultatit të raundit të dytë të zgjedhjeve në Gjilan po shtohen.
E një prej tyre erdhi edhe nga deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi.
Sipas saj në këtë balotazh nuk humbi Luta, por humbës është qyteti i Gjilanit dhe qytetarët aty.
Ajo ka shkruar një status në Facebook me plotë emocione.