Tani më fenomeni shumë shqetësues i ikjes së trurit nga Kosova po merr gati përmasa apokaliptike dhe ne sillemi si në atë tregimin popullor “Fshati po digjet, plaka po krihet”.
Shkruan: Dr. Besim Guda, internist-kardiolog
Po ikin të rinjët me shkollim superior, të gatshëm për tregun e punës. Të gatshëm pas një sakrificë shumëvjeqare sfidash të rënda të kaluara me shumë mund, pas hargjimeve enorme të familjes. Të gatshëm po i presin shtetet tjera, të cilat pa investuar as edhe një lek po i marrin ekspertët më të mirë të këtij vendi.
Po pse po ikin këta?
Kush e lëshon atdheun me dëshirë, për të shkuar dikund tjetër për të qenë gjithmon i huaj?
E rëndë kjo vetëm për tu menduar e le më për të vepruar.
Prej kujt po ikin këta njerëz, në shumicë doktorë që nuk i duron dot toka e vet?
Nuk po ikin vetëm prej Albin Kurtit, kryeministrit të këtij vendi i cili me politikat e tij në shëndetësi nuk po arrin të lëvizë gjendjen as edhe për një milimetër në të mirë. Bile-bile po e keqëson atë. I cili qe një vit të plotë nuk po arrin as ligjin e pagave ta bjerë në Kuvend.
Nuk po ikin as vetëm nga Besnik Bislimi zv.kryeministër, i cili i barazon mjekët në Kosovë me ata në Gjermani duke e quajtur lëvizjen e tyre krejt normale, dhe kjo, po mos të ishte tragjike do të ishte komike.
Nuk po ikin as vetëm nga Hekuran Murati ministër i ekonomisë i cili në disa paraqitje të tij na bëri të ditur se në daqi rrini, ne daqi shkoni, ne nuk kemi nevoj për JU, dhe nuk i bëhet fare vonë, sikur të jetë ministër në bahçe të babës.
Nuk po ikin as vetëm nga një sistem plotësisht i dështuar shëndetësor i dizajnuar dhe i mbajtur e monitoruar, keqpërdorur skajshmërisht për 20 vjet nga partit tashmë në opozitë PDK, LDK dhe AAK, të cilët as Morava nuk mund t’i laj për gabimet që kan bërë.
Nuk po ikin as vetëm nga gjykatat e lodhta të Kosovës që mjekun e kan kripë në SY, por material shumë të mirë për tu marrë me ta. Gjykata keto qe tash e mbi 7 vjet mbajnë në procedura gjygjësore mbi 40 kardiologët më të mirë të këtij vendi, e shumë e shumë të tjerë që nuk i njeh publiku.
Nuk po ikin as nga prokurorët “analfabetë funksional” të dëgjueshëm që konstruktojnë raste në zyrat e politikës, t’i hyjnë në qejf asaj, duke shkelur mbi dinjitetin e qindra njerëzve të ndërgjegjshëm të këtij vendi. Ne do ngrisim fillimisht padi, pastaj të shohim.
Ata po ikin edhe prej teje.
Po kush je Ti ?
Ti je ai i cili ke makinë mercedes “findak të ri”, të siguraur kasko dhe kur vjen te mjeku e nxjerr librezën e socialit.
Ti je ai i cili ke të sigurauar makinën, biznesin, shtëpinë nga zjarri, lopën, qenin, por nuk ke sigurim shëndetësor për vete.
Ti je ai cili në mbrëmje gazmore në dasma, në ahengje i qet 200-300 franga muzikës, por kur vjen te doktori të dridhet dora për 10 euro.
Ti je ai i cili nuk ke arritur ta kuptosh se mungesa e barnave, aparaturës, mjeteve percjellëse në spitale nuk është pergjegjësi e mjekut, por e qeverisë. Ti ke percepcionin tëndë se të gjitha janë vjedhur por nuk ke asnjë fakt per këtë.
Ti je ai qe vjen e shanë, ofendon në ora 4 para mengjesit në emergjencë pse nuk është ky ilaq apo ai injeksion.
Ti je ai i cili në ora 4 para mëngjesit, kur edhe “tjegullat flejnë” kërkon shërbim cilësor shëndetësor për një problem qe e ke më shumë se tetë muaj apo disa vite.
Ti je ai i cili prindërit në shtëpi as nuk i kqyr e as nuk kujdesesh fare për ta, por kur vjen në spital, je Luan në ofendime ndaj mantelbardhëve dhe kërkesat që i parashtron, në menyrë që të dukesh para tjerëve se sa i dashur je me familjarët e tu.
Ti je ai i cili vet i vënë diagnozën familjarit-pacientit, vet i cakton terapinë dhe e detyron të shkretin mjek t’i ordinoj të njejtën “se ti e din që vetëm infuzioni i bënë hajr familjarit tëndë”
Ti je ai i cili në 4 para mëngjesit vjen me ankesën se erdhe këtu ngase nuk të zinte diqka gjumi, dhe nese unë vonohem pak, ti veq ke thirrur policinë e Kosovës për të më denoncuar për mos ofrim ndihme shëndetsore.
Ti je ai i cili edhe pse je rast social në shtepi, kërkon kushte luksi në spital. Për ty dhomat janë të këqija, ushqimi nuk bënë fare, pastërtia nuk është në nivel, ndërsa klima e prishur është hendikep i veçant, derisa në shtëpi freskohesh vetëm nën hije të dudit.
Ti je ai i cili kurr nuk e ke lexuar betimin e “Hipokratit “ dhe thirresh në këtë betim vetëm kur ke paguar lekë për ndonjë shërbim shëndetësor, duke mos e ditur se në betimin i Hipokratit askund nuk përmenden lekët.
Ti je ai i cili mendon se mjeku e ka obligim me të shërby pa pare, ngase e ka profesionin human. Nuk e kupton se gjitha profesionet janë humane. Pse nuk hidhërohesh me bukëpjeskin që nuk të jep bukë pa pare, gjellebërsin që nuk të jep ushqim pa pare, VALA dhe IPKO që ta ndal bisedën në gjysmë kur nuk ke lekë në telefon, KEK- un që ta ndalë rrymën nëse nuk paguan.
Po ti ke edhe shumë të zeza tjera që me vie keq të ti përmend.
Mbi të gjitha TI je analfabet, ai i cili fjalinë e fillon me shkronjë të vogël, emrin e përvetshëm e shkruan me shkronjë të vogël, i cili pikën e presjen kurrë nuk i përdor, i cili gjithë e shkruan me xhithë, ë-ja nuk e din që ekziston, “çka” gjithmon e shkruan me “qka”, “çdo” e shkruan me “gjdo” apo “zhdo” e shumë e shumë gjëra tjera.
Andaj ky zotëria, kremi i kësaj shoqërie (nëse ka krem kjo shoqëri) nuk po ikën vetëm prej lartpërmendurve, por po ikën edhe prej teje. Sa me fat do të ishte Kosova sikur nga këtu të ikje Ti i pari, politikanët, juristët, gjykatësit e prokurorët, policët, ekonomistët, gazetarët, analistët, gjuhtarët, sociologët, psikologët, hoxhallarët, veteranët e rrejshëm. Por ja që Europa është e mençur, ajo nuk ju do juve, ajo do mendje të ndritura, ekspertët, njerëz të dobishëm, do mjekët dhe inxhinierët. Donë ata që Ti i ke therrë në sy, ata që TI i shanë dhe i ofendon sa herë te ipet mundësia. I donë ata që ti i quan hajna, të korroptuar, të poshtër, shpirtkazmë e çka jo tjetër. Të tillët që pastaj në vend të huaj bëjnë emër e nam.Të tillët që pastaj i donë gjermani, zvicerani, suedezi, amerikani. Të tillët që i ndrisin fytyrën këtij vendi shumë të vuajtur.
E çudishme mund tu duket disave kjo, por është shumë e vërtetë!!!